Sula Baze te dhenash per te humburit e diktatures

Sula: Baze te dhenash per te humburit e diktatures

Ministria e Mirëqenies Sociale zhvilloi një takim ditën e sotme, për identifikimin e personave të zhdukur gjatë periudhës së diktaturës.

Zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale  Gentiana Sula, deklaroi se janë rreth 6 mijë persona të cilët rezultojnë të zhdukur nga periudha e diktaturës dhe se brenda muajit maj do të shpërndahet kësti i katërt dhe i pestë i ndihmave për familjet e këtyre personave.

Pranë institucionit të ish-të përndjekurve politikë janë hapur disa zyra për këta persona, në të cilat do të ketë një databazë të saktë me të gjithë personat e humbur në atë periudhë.

Një kontribut të veçantë në këtë nismë, do të japë edhe Komisioni për Personat e Zhdukur në Botë. Përfaqësuesi i këtij komisioni, Metju Holiday e vlerësoi ftesën e ministrit. Ai u shpreh  se të gjithë familjarët e viktimave të periudhës së diktaturës kanë të drejtë të dinë të vërtetën, kanë të drejtën e drejtësisë, kanë të drejtën për dëmshpërblim qoftë edhe simbolik, duke theksuar se është shumë i rëndësishëm edhe kontributi i të gjithë familjarëve të viktimave.

“Ne nxisim qeveritë që të miratojnë ligjet dhe të zhvillojnë këtë proces. Kemi eksperiencë në ish-Jugosllavi. Në Ruada apo edhe në Afrikën e Jugut. Por siç e thashë familjarët e viktimave kanë rol të rëndësishëm”, tha Holiday.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama