Video / Goli i sezonit Xherdan Shaqiri eshte vetem i treti

Video / Goli i sezonit, Xherdan Shaqiri është vetëm i treti

Xherdan Shaqiri ka humbur në një tjetër sondazh për sa i përket golit të shënuar me fanellën e Zvicrës ndaj Polonisë në Euro 2016. Realizimi spektakolar i mesfushorit ishte në garë për "Golin e sezonit", që jepet nga UEFA.


Por në votimin e tifozëve, mesfushori i përfaqësueses zvicerane ka dalë vetëm në vendin e tretë, pasi ka siguruar 11% të votave, po aq sa francezja Abili e Olimpikut të Lionit, e cila kishte shënuar një gol të shkëlqyer në Ligën e Kampioneve për femra.


Vendi i parë i shkoi Lionel Mesit, për golin e realizuar në Ligën e Kampioneve ndaj Romës, me 34% të preferencave të tifozëve, kurse në vendin e dytë u rendit ylli i futsallit, portugezi Rikardinjo, me 13% të votave të siguruara.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama