UEFA Shqiperia nuk eshte me surprize

UEFA: Shqiperia nuk eshte me surprize

“Shqipëria nuk mund të cilësohet më një surprizë e futbollit europian”. Ky është përfundimi i UEFA-s, pas ndeshjeve të luajtura gjatë muajit Tetor, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018. Në analizën e publikuar në faqen zyrtare të Konfederatës Europiane të Futbollit theksohet se skuadrat që përbënin surprizat e fazës finale të Kampionatit Europian nuk zhgënjyen.

Sipas UEFA-s, përpara startit të edicionit ekzistonin pikëpyetje nëse Uellsi, Irlanda e Veriut, Islanda dhe Shqipëria mund të ruanin ritmin edhe në këto kualifikuese dhe të përsëritnin paraqitjet mbresëlënëse në Euro 2016. “Shqipëria ka regjistruar dy fitore në tre ndeshje të Grupit G dhe nëse zhgënjehet se ka një pikë diferencë nga Spanja dhe Italia kryesuese, ky është treguesi sa shumë kanë ecur”, thuhej në analizën e UEFA-s.

Pavarësisht humbjes me një superfuqi të futbollit botëror si Spanja, Kombëtarja vazhdon ëndrrën drejt Botërorit 2018. Testi i radhës është ai i 12 Nëntorit ndaj Izraelit, ku kuqezinjtë kërkojnë të konfirmohen si forca e tretë e grupit, për të synuar më pas të rivalizojnë as më shumë e as më pak, por me Italinë.

Një tregues i rritjes në cilësi dhe rezultate. Mjafton të kujtosh që vetëm dy vjet më parë, Shqipëria e kishte ëndërr të luante me “të kaltërit”, ndërsa tani, edhe pse është ende shpejt për të folur për arritje dhe ambicie, Kombëtarja nuk trembet nga dueli për një biletë në fazën “play off” me katër herë kampionët e botës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama