Shqiperia ne vazon e katert rriten shanset

Shqiperia ne vazon e katert, rriten shanset

Paraqitjet që po zhvillon Shqipëria në ndeshjet eliminatore për “Francë 2016″ kanë bërë që kuqezinjtë të fitojnë pikë dhe shanse për të qenë një vazo më lart për shortin e radhës që do të zhvillohet për Botërorin e 2018-ës.

Shorti do të hidhet në Shën Petersburg, më 25 korrik, ndërkohë që eliminatoret do të nisin në shtator të 2016-ës. Grupet janë me 6 skuadra dhe duke qenë në vazon e katërt, Shqipëria ka mundësinë që të ketë të paktën dy skuadra më të lehta (në letër) në grupin e saj.

Shqipëria ka shanse që të mund të kualifikohet edhe në Europianin e Francës, nëse ecuria në ndeshjet e mbetura do të jetë kaq pozitive sa në gjysmën e parë të këtyre kualifikueseve


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama