Perjashtim per Kosoven UEFA ndryshon rregulloren

Përjashtim për Kosovën, UEFA ndryshon rregulloren

Kosova pritet që nesër të pranohet në UEFA. Në këtë mënyrë, 3 maji do të jetë një tjetër datë historike për shtetin e pavarur që më pas në 13 të këtij muaji do të pranohet edhe në FIFA. KosovaKy do të ishte një lajm shumë pozitiv për futbollin kosovar që të ketë mundësinë të ballafaqohet me kundërshtarë në arenën europiane dhe botërore.

Pavarësisht se lobimet serbe janë duke kërkuar që pranimi të mos ndodhë, me shumë gjasë UEFA do të ketë një anëtare të re pas 3 majit. Për këtë, institucioni më i lartë i futbollit europian ka bërë një ndryshim të rregullores dhe të praktikave të deritanishme si është vepruar.

Me Kosovën, nuk do të funksionojë rregulli që ky vend të pranohet në OKB dhe automatikisht të bëhet anëtare e UEFA-s, por duke qenë se nuk ka ndodhur deri tani diçka e tillë, UEFA do të përdorë një shumicë të thjeshtë në Kongres për të vendosur pranimin e saj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama