Nje thesar per tu mbrojtur ja 5 xhevahiret e Milanit

Një thesar për tu mbrojtur, ja 5 xhevahirët e Milanit

I trishtuar dhe i lënë mënjanë prej disa vitesh, Milani noton në mesin e tabelës dhe prej dy sezonesh nuk është pjesëmarrës në Kupat e Europës. Melankolik në fushë dhe jashtë saj (përpara debutimit të lumtur të së dielës në "San Siro", i boshatisur dhe i nevrikosur). Në dy vitet e fundit, Milani ka humbur tifozin më të zjarrtë, Silvio Berluskoni.

FBL-ITA-SERIEA-ACMILAN-INTER

Mirëpo, në mënyrë të çuditshme, "Djalli" është sërish shumë i pasur dhe ka përpara një perspektivë. Kjo falë lojtarëve më të rinj që ka brenda organikës, të cilët, për ironi të fatit, janë edhe më të kushtueshmit. Për këta "senatorë" të vegjël, Adriano Galiani ka mbyllur veshët dhe nuk do të dëgjojë asnjë ofertë në merkato. Oferta e Çelsit për Romanjolin (35 mln euro), e refuzuar nga Milani, është treguesi më i mirë.

Top Xhixho

Romanjoli, i datëlindjes '95, është titullar dhe lojtari i dytë më i kushtueshëm brenda ekipit. I pari është minoreni Donaruma, për të cilin Berluskoni ka thënë: "Nuk e shes as për 80 milionë euro". Vlera e "Xhixhos" mund të jetë simbolikisht e pranueshme për 50 mln euro, mirëpo, me rendimentin që po tregon, është në rritje të vazhdueshme.

gianluigi-donnarumma-cropped_reh3cgneni4y1alqogbb6sjvd

Të pashitshmit

Vlera e Niangut dhe De Shiljos është më e thjeshtë për t'u përllogaritur: në dimrin e sezonit të kaluar, Milani refuzoi në merkato një ofertë të Leiçesterit për Mbajen. Menaxheri i "dhelprave", Ranieri, ofroi 16 milionë euro, duke parë t'i përplasej "dera" në fytyrë nga Milani. Qysh prej asaj dite, Niangu dhe vlera e tij në merkato janë në rritje të vazhdueshme, teksa Milani refuzoi edhe një tjetër përpjekje të Leiçesterit për të siguruar shërbimet e lojtarit. Francezi edhe me Montelën në stol duket se është një titullar i padiskutueshëm.

785142-cristiano-ronaldo

Për De Shiljon, ofertat që janë refuzuar nga Milani janë më të freskëta. Për lojtarin provoi në fillim Juventusi dhe më pas Napoli. Edhe për italianin Milani bëri "mur", pasi nuk kishte dëshirë për t'u privuar nga mbrojtësi. De Shiljo mungoi për shkak të një dëmtimi muskulor në sfidën e parë kundër Torinos, teksa Montela shpreson ta ketë në dispozicion për Napolin. Ndërsa Xhenoa "qan" akoma largimin pa rikthim të Susos.

GettyImages-462650660.0

Me pesë titullarë në fushë të lindur në mesin e viteve '90, Milani ka një të ardhme të sigurt përpara, teksa në të njëjtën kohë nëse do të mblidhnim vlerën e futbollistëve në treg, pesë lojtarët kuqezi vlerësohen së bashku rreth 155 milionë euro. Kjo kasafortë do menaxhohet tashmë nga kinezët duke filluar nga viti i ardhshëm.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama