Kategoria Superiore - Kukesi thyen Skenderbeun. Tirana barazon ndaj Lacit

Kategoria Superiore - Kukesi thyen Skenderbeun. Tirana barazon ndaj Lacit

Kukësi thyen Skendërbeun. Nënkampionët e Shqipërisë kanë mundur me rezultatin e ngushtë 2-1 në stadium “Zeqir Ymeri” kampionët e Shqipërisë. Veriorët fituan falë dopietës të shënuar nga sulmuesi, brazilian Lima, i cili ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërsa për Skëndërbeun shënoi Olainka.

Korcarët nuk mundën dot të përfitonin nga barazimi i Partizanit kundër Flamurtarit, duke humbur mundësinë që ti afrohej në krye të tabelës.

Me këtë fitore Kukësi renditet në vëndin e tretë me 20 pikë të grumbulluara, ndërsa Skëndërbeu mban vëndin e dytë me 25 pikë.

Nderkohe, në takimin tjetër Tirana ka barazuar në “Qemal Stafa” kundër Lacit me rezultatin e bardhë 0-0.

Kryeqytetasit nuk mundën dot të arrinin fitoren e tretë radhazi, duke humbur dy pikë shumë të rëndësishmë përballë kurbinasve, të cilët zhvilluan një 90-minutësh të mirë, duke qënë shumë të kujdeshëm në fazën mbrojtëse.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama