Italianet cmenden per Hoxhen ja cfare shkruajne

Italianet 'cmenden' per Hoxhen, ja cfare shkruajne

Penalltia me e stilit ‘panenka’ e Alban Hoxhës vijon të jetë në qendër të vëmendjes të medieve ndërkombëtare dhe vecanërisht të atyre italiane. “La Gazzeta dello Sport” dhe Sportmediaset kanë postuar videon e ekzekutimit të portierit dhe duke rikujtuar edhe ekzekutimin e Pelles-s, i cili ka shënuar në këtë mënyrë me 21-vjeçarët ndaj Portugalisë.

“Penalltinë e parë e gjuajnë miqtë dhe para portës kundërshtare shfaqet Alban Hoxha, portieri i Partizanit i cili e dërgon topin në rrjetë me gjuajtjen alla Panenka. Por nuk mjafton, pasi mbrojtësi ekstrem i skuadrës së drejtuar nga Adolfo Sormani kthehet mes shtyllave dhe pret 3 nga 4 penalltitë, duke i dhuruar turin e tretë skuadrës së tij”, shkruan “La Gazzeta”.

“Sportmediaset” ndërkohë e cilëson Hoxhën si hero, ndërkohë që më poshtë nënvizon se “pas Europianit, Shqipëria ëndërron edhe Championsin“.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama