Leiçester Siti shpallet kampin i Anglisë. "Dhelprat" hynë në histori duke fituar titullin e parë kampion në Premier Ligë.
Barazimi në "Stamford Bridge" mes Çelsit dhe Totenhemit mbrëmjen e së hënës përcaktoi edhe fatin e kampionatit.
Lieçesteri kryeson me 77 pikë Premier Ligën në kohën kur duhen edhe dy javë nga përfundimi i kompeticionit, ndërsa Totehemi me pikën e marrë në këtë ndeshje ndodhet në kuotën e 70 pikëve.
Fillimisht, miqtë kaluan në avantazh me anë të Herri Kane në minutën e 35-të. Ndërsa Son dyfishoi shifrat një minutë para përfundimit të kohës së rregullt të pjesës së parë.
Ndryshe ishte pjesa e dytë. Geri Kahil ngushtoi diferencën e golave në minutën e 58´, ndërsa Eden Hazard barazhoi shifrat duke përcaktuar edhe rezultatin final të ndeshjes.