Borusia Dortmund ka bërë një gjest shumë human duke strehuar 220 refugjatë në ambientet e stadiumit. Lajmi ka bërë jehonë më mediat gjermane. Drejtuesit e Dortmund kanë strehuar në disa ambiente refugjatët e ardhur nga Azia duke i mbajtur aty deri sa të vendoset për të ardhmen e tyre. Një pjesë e tyre madje kanë ndjekur në tribunë ndeshjen e djeshme me Hertën e Berlinit.