Faza pergatitore Tirana percakton kater ndeshjet miqesore

Faza përgatitore, Tirana përcakton katër ndeshjet miqësore

Klubi i Tiranës ka mbyllur gjithçka për sa u përket kundërshtarëve me të cilët do të ndeshet gjatë fazës përgatitore që po zhvillon në Serbi. Bardheblutë kanë njoftuar se janë gjetur katër kundërshtarët me të cilët ata do të matin forcat në ditët në vijim.

tirana stervitje

"Nesër do të luhet takimi i parë me skuadrën malazeze OFK Petrovac. Ky takim do të zhvillohet në orën 18:00 dhe trajneri Ilir Daja do të ketë mundësi të shohë të gjithë kontingjentin e lojtarëve që ka në dispozicion. Të shtunën do të luhet ndeshja e dytë miqësore, sërish me një skuadër malazeze. OFK Grbalj është ekipi me të cilin bardheblutë do të përballen në testin e dytë që do të luhet sërish në Zllatibor.

tirana stervitje

Javën e ardhshme janë përcaktuar edhe dy takime të tjera. Të martën, Tirana do të përballet me ekipin e Novi Pazar, ndërkohë që të premten, bardheblutë do të luajnë me OFK Beograd", shkruante klubi kryeqytetas në njoftimin e tij.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama