De Biazi nis zborin ne fushe vetem 11 futbolliste

De Biazi nis 'zborin', ne fushe vetem 11 futbolliste

Ditën e djeshme ka nisur edhe puna përgatitore e skuadrës Kombëtare në Itali. Numri i lojtarëve ka qenë i kufizuar, megjithatë trajneri De Biazi i ka zbritur për disa minuta në fushën e lojës.


Në qendrën sportive në të cilën do të punojnë kuqezinjtë gjatë kësaj jave, 11 futbollistët që kanë mbërritur në Itali janë vënë nën urdhrat e trajnerit për 60 minuta. Një seancë stërvitore e lehtë dhe pa shumë ngarkesë. Kjo, për shkak se pjesa më e madhe e lojtarëve kanë zhvilluar takimet e kësaj jave me skuadrat e tyre vetëm një ditë më parë.

Lojtarët


Ata futbollistë që kanë mbërritur paraditen e djeshme, në orën 18:00 janë vënë nën urdhrat e De Biazit dhe ndihmësve të tij. Bëhet fjalë për 11 futbollistë: Orges Shehi, Alban Hoxha, Ansi Agolli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Amir Rrahmani, Amir Abrashi, Ervin Bulku, Herolind Shala, Migjen Basha dhe Sokol Cikalleshi.

Këta futbollistë kanë zhvilluar një seancë të lehtë dhe që ka zgjatur vetëm 60 minuta. Stafi i Kombëtares, me në krye trajnerin, kanë menduar që t’i zbresin këta lojtarë në fushë për t’u shkrydhur nga ndeshjet e tyre të fundjavës dhe për të qenë të gatshëm për të përballuar ngarkesën që do të marrin gjatë javës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama