Bastisje te Zvicra Shaqiri Xhaka & CO drejt anetares me te re

Bastisje te Zvicra, Shaqiri, Xhaka & CO drejt anëtares më të re

"A do të largohen Shaqiri dhe Xhaka nga kombëtarja zvicerane së shpejti?", është pikëpyetja që ngre prestigjiozja zvicerane "Blick" në lidhje me lojtarët me origjinë shqiptare që janë pjesë e helvetëve.xhaka-shaqiri-behramiQë në mbititull është raportuar se Kosova është shqetësimi i momentit për futbollin helvet. Më tej, në shkrim shpjegohet edhe se si qeveria zvicerane dhe federata zvicerane e futbollit janë duke bërë "autogol" në lidhje me lobimin pozitiv për pranimin e Kosovës në UEFA.

"Në Hungari e më pas në Meksiko do të zhvillohen ngjarje, të cilat mund të vendosin shumë për të ardhmen e Kombëtares zvicerane. Në dy ditë (nesër), UEFA do të vendosë në Budapest për anëtarësimin e Kosovës. Pas kësaj, më 13 maj do të ndodhë e njëjta gjë edhe në FIFA dhe kongresi do të mbahet në Meksiko.

Kjo do të bënte që Kosova të ishte me të drejta të plota si anëtaret e tjera të këtyre organizmave. Me këtë logjikë, në fillim të shtatorit kjo kombëtare do të jetë pjesëmarrëse në kualifikueset për botërorin 'Rusi 2018' dhe me shumë gjasë mund të jetë pjesë e Grupit I me Kroacinë, Islandën, Ukrainën, Turqinë dhe Finlandën. Por pyetja është: A do të ndryshojnë kombëtare Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kur të ndodhë kjo? A do të pranonin të ishin pjesë e kualifikueseve në shtator me Kosovën, duke braktisur Zvicrën? 'Blick' e ka ngritur këtë shqetësim duke nisur me zyrtarët e UEFA-s.

'Për këtë, ju lutem interesohuni në FIFA, pasi ata do të duhet të ndërmarrin një vendim. Për më tepër, po ngrini një pyetje në situatë hipotetike, pasi nuk dihet çfarë do të ndodhë më 3 maj', ka qenë përgjigjja e UEFA-s. Për ta vijuar, drejtori i medias ka dhënë një intervistë më 2014-ën ku shprehej:

'Nëse do të pranohet Kosova në FIFA e UEFA, Shaqiri & CO mund të luajnë për këtë kombëtare nëse do të kenë dëshirë'. A do ta bëjnë vërtet këtë zgjedhje?

Shani Tarashaj, i pyetur për zgjedhjen mes Zvicrës dhe Shqipërisë, para disa javësh u përgjigj. 'Unë jam nga Kosova, jo nga Shqipëria'. Më 2013-ën, Xherdan Shaqiri diskutohej për moszgjidhjen për të luajtur me Shqipërinë, ndërkohë që deklaronte: 'Nëse Kosova do të ketë kombëtaren e saj, atëherë do të jetë një tjetër situatë për të cilën mund të marr një vendim'. Gjithashtu, Granit Xhaka nuk e mohonte një kalim te kjo kombëtare: 'Do të mendohem, nëse diç- ka e tillë do të ndodhë'.

Derisa të ketë një vendim nga FIFA, asnjë prej këtyre komenteve nuk vlen, megjithatë rreziku ekziston. I vetmi që e ka mohuar një largim nga Zvicra ka qenë Valon Behrami: 'Unë e kam bërë një herë zgjedhjen për Kombëtaren dhe ajo është Zvicra'. Deklaratat e dhëna së fundi nga personazhet në futbollin kosovar të bëjnë të kuptosh se të gjithë lojtarët me origjinë nga Kosova do të marrin një ftesë nga federata e saj sapo të pranohet me të drejta të plota në UEFA e FIFA.

Autogoli ynë Qeveria jonë dhe tashmë edhe federata e futbollit duket se po na bëjnë një autogol shumë të madh. Më parë, qeveria ishte pro pavarësisë së Kosovës, ndërsa tashmë federata do të jetë pro pranimit të Kosovës në UEFA, duke i dhënë një mundësi këtij shteti që të ketë një kombëtare dhe të na bastisë.

Në futbollin kosovar, është qartësisht e kuptueshme se do të ndodhë e njëjta gjë edhe me lojtarët tanë, duke parë ftesën që ata i bënë Januzajt vetëm para një jave. Skenari tjetër Megjithatë, mund të ketë edhe një shpresë për Zvicrën, që këta futbollistë, Shaqiri & CO, të marrin një vendim pas rreth katër apo pesë vitesh, periudhë në të cilën Kosova do të përmirësojë infrastrukturën dhe Kombëtarja të jetë formuar e të ketë marrë një identitet.

Si për të vërtetuar deri në fund këtë tezë, telefonuam presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin: 'Nuk do të detyrojmë askënd, por do të bëjmë vetëm ftesën për këdo që ka dëshirë të bashkohet me Kosovën. Uroj që të ndodhë diç- ka historike më 3 maj, vetëm kaq!', është shprehur presidenti dhe ne nuk mund të themi më shumë se kaq, vetëm se të presim çfarë do të ndodhë dhe cili do të jetë vendimi i Xhakës, Shaqirit dhe të tjerëve", shkruan "Blick.ch"".

KLASIFIKIMI
XHERDAN SHAQIRI
Roli: Mesfushor
60 ndeshje
GRANIT XHAKA
Roli: Mesfushor
56 ndeshje
ADMIR MEHMEDI
Roli: Sulmues
54 ndeshje
VALON BEHRAMI
Roli: Mesfushor
54 ndeshje
BLERIM XHEMAJLI
Roli: Mesfushor
38 ndeshje
PAJTIM KASAMI
Roli: Sulmues
39 ndeshje


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama