Tifozet Kuq e Zi bojkot Kombetares ne shtepi

Tifozet Kuq e Zi bojkot Kombetares ne shtepi

Arritja më e madhe në historinë e futbollit shqiptar, pjesëmarrja në Francë 2016, erdhi edhe falë tyre. Janë shpirti dhe zemra e Kombëtares kuqezi. Janë gati të bëjnë mijëra kilometra e çdo sakrificë vetëm për të brohoritur “Shqiperi” e dhënë zemër Kombëtares, por sot detyrohen ta bojkotojnë atë në ndeshjet në shtëpi, si pasojë e klimës së terrorit që i’u nënshtruan nga shteti dhe forcat e rendit në sfidën kualifikuese Shqipëri-Izrael.

Tifozët Kuq e Zi bojkotojnë Kombëtaren. E trishtë ta dëgjosh e mendosh. Jane ata që shpalosën identitetin tonë kombëtar në Francë, duke bërë që anë e mbanë botës, fjala Shqipëri të përmendej më me respekt. Mbushen stadiumet e sheshet e Francës, duke u kthyer në një motiv të padiskutueshëm kombëtar.

 

Ishin spektakli më i bukur në Xhenoa gjatë ndeshjes me Italinë, i kanë respektuar në Lihtenshtejn e Zvicër. Kudo ku kanë qenë kanë sjellë festë e gëzim. Por, së fundmi ju rezervua trajtimi më i keq i mundshëm.

Ata që duan e mbështesin Kombëtaren u kthyen në viktima të një klime terrori. Mijëra policë të të gjitha llojeve, që krijuan një klimë a thua se në Elbasan po bëhej luftë. Orë të tëra në pritje për tu futur në stadium dhe kontrolle deri poshtëruese. Plisat i nxorën nga stadiumi për një absurditet. Shverecerat i ndaluan madje të hyjnë në Shqipëri.

Sot ata thonë “Mjaft”. Si pasojë e kësaj sjelljeve të organeve shtetërore janë detyruar të bojkotojnë atë që duan më shumë: Kombëtaren kuqezi. Në ndeshjet brenda, pasi do të vazhdojnë ta mbëshhtesin në trasfertë. Aty ku i respektojnë. Këtu shteti i trajton si të papërfillshëm.

Siç bëri në fund të fundit edhe me tifozët e Partizanit, që i masakroi në shkallët e stadiumit. Tifozët sot i sugjerojnë të mbushin shkallët e stadiumeve me policë e skafandra. Përballë një spektakli të tillë të shëmtuar, ndoshta edhe shtetarët do të kuptojnë se janë ata, tifozët, faktori më i rëndësishëm. Se futbolli luhet për ta.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama