Skenderbeu rikthehet ne Stamboll ja rivalet e korcareve ne Ligen e Evropes

Skenderbeu rikthehet ne Stamboll, ja rivalet e korcareve ne Ligen e Evropes

Skënderbeu ka mësuar kundërshtarët në grupet e Ligës së Evropës. Shorti i hedhur sot në Montekarlo i vendosi kampionët e Shqipërisë në Grupin H së bashku me Sporting Lisbonën, Beshiktashin dhe Lokomotivën e Moskës.

Këta janë 12 grupet:

Grupi A: Ajaks, Sëlltik, Fenerbahçe, Molde

Grupi B: Rubin Kazan, Liverpul, Bordo, Sion

Grupi C: Borusia Dortmund, PAOK, Krasnodar, Kabala

Grupi D: Napoli, Bryzh, Legia Varshava, Midjuland

Grupi E: Vijarreal, Viktoria Plzen, Rapid Vjena, Dinamo Minsk

Grupi F: Marsejë, Braga, Slovan Libereç, Groningen

Grupi G: Dnipro, Lacio, St. Etien, Rosenborg

Grupi H: Sporting Lisbona, Beshiktash, Lokomotiv Moska, Skënderbeu

Grupi I: Bazel, Fiorentina, Leh Pozhnan, Belenenses

Grupi J: Totenhem, Anderleht, Monako, Karabag

Grupi K: Shalke, APOEL, Sparta Praga, Asteras Tripolis

Grupi L: Atletik Bilbao, AZ Alkmar, Augsburg, Partizan Beograd

Aventura e parë e një ekipi shqiptar në këtë garë do të nisë më 17 shtator, kur janë në program ndeshjet e para në grupe.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama