Partizani poker Terbunit Sukaj vendos me triplete (VIDEO)

Partizani poker Tërbunit, Sukaj vendos me tripletë (VIDEO)

UPDATE/ Partizani fitoi mbrëmjen e së shtunës ndaj Tërbunit duke mos iu ndarë Skënderbeut në luftën për titullin. Të kuqtë triumfuan në "Qemal Stafa" me rezultatin 4-0.

Lojtaret e Partizanit duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, Partizani-Bylis i Ballshit, 0-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane. /r/n/r/nPartizani's players celebrate scoring during the Albanian Super League football match derby Partizani vs Bylis of Ballshi, 0-1 at the Qemal Stafa stadium, in Tirana.

Tri pikët e marra në takimin e luajtur për Javën e 32-të të Kategorisë Superiore, duket se janë mjaft të vlefshme për ecurinë e kampionatit, pasi edhe Skënderbeu fitoi në Korçë ndaj Bylisit me rezultatin 3-0.

Djemtë e Agostinelit e patën të lehtë këtë takim duke dominuar lojën jo vetëm me golat e shënuar, por edhe me qarkullimin e topit. Me këtë rezultat Partizani shkon në kuotën e 70 pikëve, 2 pikë pas Skënderbeut.

Partizani dhe Tërbuni përballen mbrëmjen e së shtunës në "Qemal Stafa" (ora 19:00) në ndeshjen e vlefshme për Javën e 32-të të Kategorisë Superiore.

Të kuqtë fituan 2-0 në 45´ e para me gola të Sukajt dhe Vilës. Pjesa e parë u duk e lehtë për të kuqtë të cilën gjetën dy gola të shpejtë në minutën e 20´ dhe të 26´.

Ekipi i drejtuar nga italiani Andrea Agostineli dominoi në mbajtjen e topit dhe në krijimin e rasteve të rrezikshme para portës kundërshtare, ndërsa Tërbuni e pati të vështirë daljen nga gjysmëfusha e tij.

Untitled-7

LIVE' Partizani - Tërbuni 4-0
Golat: Sukaj 20´, 46´, 65´, Vila 26´

Minutat:

91´ Tasiç dëmtohet pas përplasjes me Sukajn, largohet me barrelë nga fusha e lojës.

90´ Tre minuta shtesë nga gjyqtari i katërt, Sadiku.

88´ Lojtarët e Tërbunit nisen në kundërsul dhe fitojnë një goditje nga këndi. Topi krosohet në zonë, por Xhika e ka të lehtë të ndalë goditjen e kundërshtarëve.

86´ Goditje dënimi për Partizanin. Trashi kroson në zonë, por Fili i pafat pas devijimit me kohë, pasi topi përfundoi fare pranë shtyllës së djathtë pingule.

84´ Karton i verdhë për Martin Dedin për ndërhyrje të gabuar ndaj futbollistit të Partizanit në mesfushë.

79´ Zëvendësim për Tërbunin. Xhon Marinaj merr vendin Andre Kules.

77´ Futbollistët e Tërbunit fitojnë një goditje këndi. Topi krosohet në zonë, por aksioni nuk shfrytëzohet si duhet nga Boshi kur dukej një pasiguri e mbrojtjes së Partizanit.

75´ Asion Daja merr kartonin e parë të verdhë në këtë ndeshje. Lojtarët e Tërbunit kanë një mundësi për të rrezikuar portën kundërshtare. Borshi gjuan nga jashtë zonës, por topi përfundon jashtë kuadratit të portës.

71´ Rivënie fundore për Tërbunin. Miqtë hasin në vështirësi për të ngritur aksione sulmuese. Jurgen Bardhi fiton një goditje dënimi. Topi krosohet për Sukajn i cili nuk arrinë ta devijojë topin pranë portës kundërshtare.

65´ Gooool! Xhevahir Sukaj shënon për Partizanin dhe realizon golin e tretë në këtë takim. Një goditje e gjuajtur me të majtën nga jashtë zonës së rreptësisë përfundon mbi portierin e Tërbunit duke e çuar rezultatin në 4-0 për të kuqtë.

63´ Futbollistët e Tërbunit fitojnë një goditje dënimi pranë portës së Partizanit. Krosohet në zonë, por miqtë shkaktojnë ndërhyrje të gabuar ndaj portierit vendas.

61´ Lojtarët e Partizanit luajnë në gjysmëfushën e ekipit të Tërbunit. Vila merr një top brenda zonës së rreptësisë, por nuk shnjestron dot kuadratin e portës.

54´ Zëvendësimi i parë për Partizanin, del Torrasa, në vend të tij, Bardhi.

51´ Futbollistët e Tërbunit luajnë në gjysmëfushën e Partizanit. Një kros i futur në zonën kundërshtare pritet nga portieri i të kuqeve. Vendasit nisen në kundërsulm.

46´ Goool! Trefishon Xhevahir Sukaj! Një top i krosuar nga krahu i majtë për Sukajn, e shfaq sulmuesin para portierit kundërshtar që nuk e ka të vështirë të shënoi golin e tretë për Partizanin dhe të dytin për të në këtë ndeshje.

46´ Futbollistët e Partizanit nisin topin ë parë.

Pjesa e parë

45´ Mbyllet pjesa e parë në "Qemal Stafa", Partizani - Tërbuni 2-0.

40´ Trashi kroson një top për të kuqtë nga krahu i majtë, por Fili shkakton një goditje dënimi në duelin me Kulen.

37´ Tjetër aksion për Partizanin. Torrasa kroson nga e djathta për Bicin, i cili godet në fluturim duke e çuar topin mbi traversën e portierit kundërshtar.

33´ Bici kroson një top në zonën e Tërbunit për Vilën, ky i fundit kroson për Torrasën që kërkon driblimin, por fiton vetëm një goditje nga këndi.

26´ Goool! Dyfishon Emiliano Vila! Një goditje nga jashtë zonës së rreptësisë devijohet nga një mbrojtës i Tërbunit dhe përfundon në rrjetë.

20´ Goool! Shënon Sukaj! Fili merr një top në zonë, kroson për Sukajn, i cili nuk e ka aspak të vështirë të shënojë përballë portierit.

16´ Tërbuni fiton goditjen e parë nga këndi. Topi krosohet në zonë, por pa rrezik për ekipin vendas.

13´ Ibrahimi kroson në zonë nga e majta, Kaçaj largon në rivënie anësore. Partizani luan në gjysmëfushën e Tërbunit. Sukaj godet portën nga jashtë zonës, por pret portieri.

10´ Gomesh ekzekuton një goditje nga këndi, Trashi kroson në zonë, por qëndërmbrojtësi Çemaj largon rrezikun.

05´ Gomesh rifiton një top në mesfushë, topin e merr Sukaj i cili nuk arrinë të finalizojë aksionin duke e nxjerrë topin jashtë vijës fundore.
03´ Trashi kryen një rivëni anësore, pason për Gomesh i cili nis topin në mesfushën kundërshatre.

FORMACIONET:
Partizani: Xhika, Ibrahimi, Bicaj, Atanda, Trashi, Vila, Filipe, Daja, Fili, Torasa, Sukaj Trajner: Andrea Agostineli
Tërbuni: Kuka, Kule, Tasiç, Çema, Borshi, Kaçaj, Gavazaj, H. Marku, Dedyn, Uilker, Jovanoviç Trajner: Viktor Gjoni


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama