Ne Itali jane te sigurt Alegri marreveshje me Celsin per 4 vitet e ardhshme

Ne Itali jane te sigurt: Alegri, marreveshje me Celsin per 4 vitet e ardhshme

Portali sportiv italian “Calciomercato.com” raporton se Çelsi ka arritur një marrëveshje katërvjeçare me trajnerin e Juventusit, Masimiliano Alegri.

Blutë e Londrës janë në kërkim të një menaxheri të ri që prej shkarkimit të Hoze Murinjos. Portugezi la pas një sezon të dështuar, ku ekipi doli tërësisht nga lufta për titullin kampion.

Pasardhësi i tij, Gus Hidink, pritet të largohet në fund të sezonit, çka bën që klubi kryeqytetas të kërkojë të tjera alternativa.

Sipas “Calciomercato”-s, pasardhësi i Hidinkut do të jetë “timonieri” i kampionëve të Italisë. Raportohet se italiani ka rënë dakord për një marrëveshje katërvjeçare nga e cila pritet të përfitojë 5.3 milionë stërlina në sezon. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama