Inter siguron Erkin lojtari kryen vizitat

Inter siguron Erkin, lojtari kryen vizitat

Çaner Erkin, anësor i majtë i skuadrës së Fenerbaçes, nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e ekipit të Interit. erkinFutbollisti turk, që së fundmi ka përfunduar jashtë organikës së ekipit, për t'u rikthyer vetëm në ndeshjet e fundit, mësohet se në fshehtësi ka kryer vizitat mjekësore në Milano para 6 javësh me Interin. Lojtarit i skadon kontrata me turqit në fund të sezonit dhe futbollisti ishte prej kohësh në bisedime me Interin.

Zyrtarizimi i akordit nga ana e klubit zikaltër pritet që të vijë më datë 7 maj, teksa në "San Siro" do të luhet takimi midis Interit dhe Empolit. Kaner Erkin është afrimi i dytë i Interit për sezonin e ardhshëm. Kujtojmë se më herët zikaltrit kanë nënshkruar një parakontratë edhe me mesfushorin argjentinas, Ever Banega, që së bashku me futbollistin turk do të jenë nën urdhrat e Roberto Mançinit në ditët e para të qershorit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama