Ibrahimoviç fiton gjyqin per akuzat e dopingut te Juventus

Ibrahimoviç fiton gjyqin per akuzat e dopingut te Juventus

Ylli i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimoviç, ka fituar një rast gjyqësor për shpifje ndaj ish-trajnerit atletik që e kishte akuzuar për doping në kohën kur ishte te Juventusi.

Ulf Karlsson, që ishte trajner i ekipit atletik të Suedisë nga viti 2001 deri 2004, kishte thënë vitin e shkuar se Ibrahimoviç kishte përdorur substanca për zhvillimin e muskujve.

“Zlatan shtoi dhjetë kile muskuj në gjashtë muaj te Juventusi. Kjo është e pamundur në një kohë të shkurtër. Mendoj se ai ka përdorur substanca. Jam i bindur”, kishte thënë ai për gazetën “Nya Wermlands-Tidning”.

Tani ai është dënuar me 2500 euro nga një gjykatë suedeze për komentet shpifëse, përgatiti Koha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama