I ulin pagen Shpetim Duro iken nga Partizani

I ulin pagen, Shpetim Duro iken nga Partizani

Pas ndryshimeve që iu propozuan për kontratën 3-vjeçare me klubin e kuq, Shpëtim Duro ka marrë vendimin e tij. Duke mos pranuar uljen e pagës, Duro ka vendosur të mos jetë më trajner i ekipit të Partizanit.

 

“Më është kërkuar që të bëhen ndryshime në kontratë. Tashmë, gjithçka është në dorën time. Shumë shpejt do të marr një vendim për të ardhmen” - është shprehur Duro në një konferencë për shtyp..

 

Me sa duket, Duro dhe ekipi i tij nuk kanë rënë dakord për kushtet financiare, ç’ka ka krijuar pakënaqësi, duke çuar më pas në vendimin për t’u larguar nga “Partizani”.

 

Vitin e kaluar Duro nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me ekipin e “Partizanit” për të përmbushur detyrën e trajnerit të kësaj skuadre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama