Danimarka mbledh veteranet De Biazi ne kerkim te nje mbrojtesi

Danimarka mbledh veteranet, De Biazi ne kerkim te nje mbrojtesi

Shqipëria ende nuk ka zbuluar ekipin që do të përballet me Danimarkën dhe Portugalinë. Xhani De Biazi ka një “ushtri” me mungesa, duke filluar nga Mavraj, Memushaj, Cana- Ajeti pa skuadër, Curri i dëmtuar. Gjithsesi, zgjidhjet tanimë italiani i ka zbuluar në mendjen e tij dhe shumë shpejt ai do t’i bëjë publike para grumbullimit në Venecia. Por nëse tek Shqipëria ka ndonjë paqartësi, tek kundërshtarët kanë filluar lëvizjet. Trajneri i përfaqësues skandinave Morten Olsen ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit Shtator ndaj kombëtares kuqezi dhe Armenisë, dhe ndër 22 emrat e përzgjedhur nga ky i fundit, mungojnë surprizat. Ashtu si në Elbasan Arena edhe në Kopenhagen përballë Shqipërisë, Danimarka do të mbështetet te emra të rëndësishëm si Niclas Bendtner, kristian Eriksen, Simon Kjaer e Daniel Ager. Për portën Olsen ka grumbulluar Andersen të Kopen hagenit, Shmaichel të Leiçester Sitit, dhe Losl që luan me Guingamp në Francë.

Nuk mungojnë emrat e mëdhenj as në repartin e prapavijës, me Simon Poulsen të Psv Eindhoven, Nicolai Boilesen të Ajaksit dhe dy qendërmbrojtësit me eksperiencë të madhe mbi supe si Kjaer e Ager. Mesfusha e Danimarkës si gjithmonë do të bazohet te klasi i Kristian Eriksen por edhe te Krohn Dehli dhe talenti i Bajern Mynih, Hojbjerg. Në sulm nuk mungon Lase Vibe autori i golit të Danimarkës në sfidën e parë që u zhvillua në Elbasan dhe që përfundoi në barazim 1-1. Janë grumbulluar nga Olsen edhe Niklas Bendtner i Volfsburgut dhe Yousuf Poulsen i Leipzigut. Danimarkë-Shqipëri do të zhvillohet në 4 Shtator në orën 20.45 në stadiumin Telia Park të Kopenhagenit, një sfidë që do të përcaktojë shumë përsa i përket fateve të kombëtares kuqezi në grupin “I” eliminator për Euro 2016. Pasi zbuloi listën ka folur trajneri Mortin Olsen. “Do të jenë dy takime shumë të rëndësishme, sepse Shqipëria është një rival direkt për vendin e dytë.

Morten Olsen

Kanë një ndeshje më pak se ne, dhe duhet të bëjmë maksimumin për të marrë fitoren. Në ndeshjen e parë na vunë në vështirësi dhe nuk janë rastësisht në garë për në Europian, por ne e dimë objektivin tonë. Gjithashtu dhe ndaj Armenisë, vuajtëm në sfidën e parë. Vërtetë janë jashtë gare për kualifikimin por janë një skuadër shumë e mirë. Janë dy ndeshje ku Danimarka duhet të mbajë ‘kursin’ për t’u kualifikuar drejtpërdrejtë në Kampionatit Europian, ku duhet të sigurojë gjashtë pikë. Pra, duhet t’i fitojmë të dyja takimet. Niklas nuk është aktivizuar shumë me skuadrën e tij, por pavarësisht se ka luajtur pak minuta ka arritur të tregojë vlerat e tij. Gjithsesi e rëndësishme për të është të luajë rregullisht, duke bërë paraqitje të tilla jam i sigurtë se do të fitojë një vend titullari te Volfsburg. Në kombëtare ne shpresojmë që ai të tregojë të njëjtën formë si në klub”, është shprehur trajneri kundërshtar. Tani është radha e Xhani De Biazit për të zbuluar skuadrën anti-Danimarkë.

4 shtator në stadiumin Telia Park të Kopenhagenit përballë Shqipërisë do të zbresë në fushë Danimarka që ka grumbulluar të gjithë lojtarët edhe ata në dyshim lajme


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama