Arrihet akordi Bersant Celina perfundon ne radhet e FC Tuente

Arrihet akordi, Bersant Celina përfundon në radhët e FC Tuente

Bersant Celina do të luajë në këtë sezon te FC Tuente në Holandë. Sulmuesi kryesor i përfaqësueses së Kosovës, ndonëse ka marrë vlerësime nga trajneri Pep Guardiola te Mançester Siti, nuk do të ketë mundësinë të aktivizohet me ekipin anglez. Ndaj ai ka preferuar që t'i drejtohet Holandës, në një klub të cilin anglezët e përdorin për të dërguar vazhdimisht futbollistë në huazim.

bersant celina

Celina fillimisht kishte pasur shumë kërkesa për rrogën dhe aktivizimin e rregullt, ndaj klubi i FC Tuente kishte vëndosur të tërhiqej duke mos pranuar që ta merrte lojtarin në huazim. Por sot është konfirmuar se marrëveshja do të realizohet dhe lojtari do të shkojë të luajë në një kampionat me Milot Rashicën për sezonin 2016-2017.

celina

Sipas "TEAMtalk", marrëveshja është finalizuar dhe pritet që Celina t'i bashkohet që në fundjavë klubit të tij të ri, edhe pse do të jetë e vështirë që të aktivizohet në këtë javë me FC Tuente në ndeshjen kundër Spartës së Roterdamit.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama