Tirane vendet ku mund te sulmoje ISIS

Tirane, vendet ku mund te sulmoje ISIS

Tirana është futur në listën e kryeqyteteve të rrezikuara nga sulmet terroriste të ISIS dhe sic mund ta shihni nëpër rrugë prej tre ditësh janë shtuar masat e sigurisë. Policia ka kaluar në nivel të lartë gadishmërie, pasi shërbimet inteligjente të huaja ia kaluan këtë informacion SHISH-it. Por kush janë vendet më të ekspozuara?

Elementët terroristë synojnë gjithnjë vendet e mbipopullura, si sheshe, stacione të transportit urban, rrugë me shumë lëvizje, qendra tregtare, godina të policisë, institucione të tjera publike, spitalet e deri te shkollat. Pikërisht këto janë vendet ku vëmendje e autoriteteve të rendit dhe shërbimit informativ është më e madhe.

Policë të armatosur, por edhe agjentë civilë po kryejnë monitorim gjatë 24 orëve. Një ditë më parë është raportuar gjithashtu se Tiranë ndodhet në po të njëjtin nivel rreziku sa edhe kryeqyteti rus, Moska.

Prej ditësh Rusia ka nisur bombardimet e objektivave të ISIS në Siri e Irak. Ndërkohë që këtyre bombardimeve i është bashkuar edhe Franca, pas sulmeve të përgjakshme të një jave më parë në Paris.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama