Skandali i radhes. Shqiperia luajti ne Zvicer me uniforma si te kombetares greke

Skandali i radhes. Shqiperia luajti ne Zvicer me uniforma si te kombetares greke
Pragndeshja Zvicër –Shqipëri u karakterizua nga lloj-lloj deklaratash, ku për fatin e keq krerët e kombëtares kuqezi , presidenti Armando Duka dhe trajneri Xhani De Biazi, u morën me analiza tradhtarësh. Pesë shqipfolësit që luajnë me Zvicrën kanë bërë zgjedhjen e tyre, kështu që nuk ia vlen të merresh me shijet e tjetrit, pasi jetohet në demokraci, ku çdokush ka të drejtën e tij të menduarit dhe vepruarit.

Por drejtuesit e FSHF-së mirë do të ishte që të bënin punën që u takon, pasi në Zvicër kombëtarja shqiptare ka luajtur me një uniformë, që s’është përdoruar asnjë herë, duke qenë larg ngjyrave kuqe zi. Vërtetë në Zvicër do të luanim me uniformën e dytë, jo tradicionalen, por një gjë mbetet e pa shpjegueshme ,çfarë përfaqësojnë shiritat blu?

Uniforma e kuqezinjve në sfidën me Zvicrën ishte identike me atë që përdor kombëtarja greke, me të vetmin ndryshim , logon e federatës. Zotërinj të federatës  turpi më i madh është ajo që u keni servirur shqiptarëve  në Zvicër. Thjeshtë drejtuesit e kombëtare sonë hiqen si patriotë, por veprojnë si “tradhtar”, ose të paaftë .

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama