Ronaldo Deshtim nese nuk e thyejme Atletikon

Ronaldo: Dështim nëse nuk e thyejmë Atletikon

Kristiano Ronaldo nuk është i shqetësuar për problemet fizike, duke garantuar se do rikthehet në maksimum brenda dy ditësh.ronaldooooAi është optimist se do fitojnë në finalen e Champions-it, ndërkohë që tregon edhe mënyrën se si duhet të thyejnë rivalët e Atletikos...

Pësuat një goditje në stërvitje. Si ndiheni tani?

Po, pata një shqetësim, por nuk është asgjë serioze. Nesër ose pasnesër do jem shumë mirë.

Si është gjendja e skuadrës?

Jam shumë i qetë. Po stërvitemi mjaft mirë dhe normalisht që jemi të përgatitur. Jemi në rrugën e duhur. Kampionatin e mbyllëm me pozitivitet, por tani duhet të përfundojmë sezonin me shumë sukses. Të fitojmë Champions-in.

Ju keni eksperiencë në finale. Besoni se kjo do ndikojë?

Eksperienca është një element që sigurisht ndikon dhe bën diferencën. Ne e kemi këtë avantazh, krahasuar me Atletikon, por nuk është vendimtare. Do jetë një ndeshje e vështirë, pasi kundërshtari do kërkojë vetëm fitoren. Ne nuk do ia lejojmë një gjë të tillë. Unë kam besim të madh se do ngremë trofeun, pavar- ësisht se s'do jetë e lehtë. Pres një fund të lumtur.

Nëse shënoni, do përmirësoni rekordin tuaj të golave në Champions...

Rekordet janë diçka natyrale. Nuk i bëj asnjëherë me planifikim, por zbres në fushë me synimin e vetëm për të ndihmuar ekipin që të fitojë. Sa i përket rekordit, nuk jam i shqetësuar, pasi ai do vazhdojë të jetë imi. Shënoj ose jo në finale, do mbetem lojtari që ka gjetur më tepër herë rrugën e rrjetës brenda një edicioni (qesh).

Keni një mesazh për tifozët?

Dua që të jenë të gjithë me ne dhe të na mbështesin ashtu siç kanë bërë në ndeshjet e fundit, për të përjetuar sërish një mbrëmje magjike.

Ju keni fituar shumë trofe me skuadrat që keni luajtur, apo edhe individuale. Si e ruanit motivimin maksimal?

Në mënyrë natyrale, si gjithnjë. Unë stërvitem shumë dhe dua të përmirësohem me kalimin e çdo dite. Kjo është ajo që më mban të karikuar. Dua të fitoj sa më shumë të jetë e mundur dhe nuk besoj se kjo ndodh vetëm tek unë. Çdo futbollist, trajner, drejtues apo president do të fitojë gjithnjë. Nuk ka arsye të ngopesh.

Si ka qenë ky sezon në aspektin individual për ju?

Kam luajtur në mënyrë sistematike, duke ruajtur një ritëm të lartë dhe do ta mbyll shkëlqyeshëm. Nuk e di nëse kam luajtur maksimumin e minutave, por e di që kam munguar shumë pak. Fakti që po e mbyll edicionin në formë të mirë fizike, më bën të jem i lumtur.

Godin ka thënë se finalja do jetë ndeshja e jetës për futbollistët e Atletikos...

E njëjtë është edhe për ne, ndeshja e jetës.

Cili është momenti që ju vjen në mendje kur kujtoni triumfin e kaluar në Champions?

Më vjen në mendje vetëm kur ngre trofeun, moment që do ta rikujtoj të shtunën.

Si e shikoni Atletikon?

Është e njëjta si dy vite më parë, nëse i referohesh stilit të lojës. Ata të japin shumë pak mundësi për të shënuar, janë të gjithë në kërkim të topit. Është vërtet e komplikuar. Por, mënyra ideale për t'i mposhtur është duke treguar durim dhe duke qenë optimist se momenti për të shënuar apo zgjidhur ndeshjen do vijë.

Barcelona fitoi titullin kampion të Spanjës...

Nuk më intereson Barça, por vetëm Reali dhe finalja e Ligës së Kampioneve.

Mund të ketë diferenca sa i përket faktit se kush e meriton më tepër triumfin sivjet?

Secila skuadër që arrin të jetë në finale, meriton të fitojë. Nuk ka logjikë të bësh diferencime, pasi nuk mund të arrish me padrejtësi deri në këtë nivel.

A do ishte dështim nëse humbisni në finale?

Nëse nuk ia dalim, sigurisht që do ishte një dështim. Por, në fakt, ne do ta fitojmë...


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama