Prapaskenat/ Mashtrohen kuqezinjte iu premtuan 3 milion euro per kualifikimin por...

Prapaskenat/ Mashtrohen kuqezinjte, i'u premtuan 3 milion euro per kualifikimin, por...

Ka një mosmarrëveshje për shumën e shpërblimit mes FSHF-së dhe qeverisë për futbollistët e Kombëtares shqiptare pas kualifikimit në Europian. Lojtarët pretendojnë se në total do të ishin tre milionë euro, ndërkohë që presidenti i FSHF-së mësohet t’u ketë thënë në takimin e së dielës paradite se janë dy milionë.

Premtimet


Pak orë para ndeshjes kundër Armenisë, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit u premtuan lojtarëve një shpërblim prej 2 milionë eurosh. Skuadra e fitoi ndeshjen 3-0 dhe siguroi kualifikimin direkt në Europianin 2016. Pas takimit, u konfirmua sërish shpërblimi prej dy milionë euro.

Ndërkaq, ditën tjetër, sapo mbërritën në Tiranë, ishte kryeministri Edi Rama ai që e priti skuadrën dhe i ftoi në kryeministri. Pas nderimeve të rastit mësohet se kreu i Ekzekutivit u pat premtuar një shpërblim prej 1 milion eurosh futbollistëve. Rrjedhimisht në mendjen e lojtarëve shifra shkoi tre milionë.

Pra, dy milionë nga FSHF-ja dhe 1 milion nga kryeministri.

Zhgënjimi


Në takimin e së dielës mësohet se lojtarët kanë mbetur të pakënaqur, kur zyrtarët e federatës u kanë komunikuar se gjithsej do të jenë vetëm dy milionë euro shpërblim, përfshi këtu edhe atë të qeverisë.

Lojtarët janë pezmatuar disi dhe kanë kërkuar llogari, por mësohet se zyrtarët e FSHF-së u kanë thënë se shifra prej dy milionë kishte parashikuar në totalin e saj edhe 1 milionë që kishte premtuar kryeministri Rama. Ka pasur diskutime deri dhe në pakënaqësi të shprehur publikisht për “ndryshimin” e shumës së parave. Mbetet për t’u parë sesi do të ndahet shuma prej dy milionë eurosh për ekipin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama