Robert Almer me shumë mundësi do të mbrojë katërkëndorin e Austrisë ë Vjenës ndaj Kukësit në "Elbasan Arena" këtë të enjte. Portieri titullar i përfaqësueses së Austrisë është kthyer te klubi i tij pas pushimeve dhe mendon se është gati për të luajtur kundër skuadrës shqiptare në një sfidë vendimtare.
"Jam në gjendje të luaj, në 2-3 ditët e para ishte pak e vështirë. Por pak nga pak po kthehem në ritmin e stërvitjeve dhe gjithçka është në rregull", tha 32-vjeçari.
Duke pasur parasysh se Kukësi vuri seriozisht në vështirësi ekipin vjenezët, mediat austriake nuk kanë dyshime që Almer do të jetë në portë gjatë sfidës.
"Është e rëndësishme që të luajmë mirë ndaj Kukësit dhe pastaj të fitojmë ndeshjen e parë në kampionat", u shpreh Almer. Gjatë Euro 2016, ai u bë portieri i parë austriak i cili nuk pësonte gol në një ndeshje të një turneu madhor pas 32 viteve, arritje të cilën e regjistroi në barazimin 0-0 ndaj Portugalisë.