Nuk do pranohet ne stadium Ballisti Nuk jam terrorist serb

Nuk do pranohet ne stadium, Ballisti: Nuk jam terrorist serb

Ismail Morina, ballisti i cili mban autorësinë për ngritjen e dronit të Beograd, zyrtarisht nuk do të pranohet në stadiumin “Elbasan Arena”, në ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Pas vendimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, që të mos lejohet në stadium për ndeshjen e 8 shtatorit, reagoi edhe Ismail Morina.

“Unë nuk jam terrorist dhe nuk do të përleshesha me huliganët serbë në “Elbasan Arena”, prandaj më vjen shumë keq që jam ndaluar të jem i pranishëm në stadium për të parë ndeshjen e 8 tetorit”, deklaroi Morina.

Ballisti shprehet se do të pranonte që të privohej nga ndjekja e ndeshjes në stadium, por vendimi të mbahej i fshehtë.

“Do të ishte më mirë që FSHF-ja së bashku me policinë ta mbanin të fshehur këtë vendimin, duke mos e bërë publike. Megjithatë unë i uroj suksese Kombëtares përballë serbëve dhe kualifikim në Europian”, shprehet ai.

Vendimi i FSHF-së duket se ka ardhur pas presionit të Serbisë që, personi që ngriti dronin të mos jetë në ndeshjen që do të zhvillohet pas shtatë ditësh.

“E sigurt është që Ballisti Ismail Morina nuk do të jetë në stadium”, u shpreh sot sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku.

Ndërkohë që kujtojmë se Ballisti Morina është më “i rrezikshëm” jashtë stadiumit, se sa brenda tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama