Nje skocez vendos drejtesi ne sfiden ndaj Danimarkes

Nje skocez vendos drejtesi ne sfiden ndaj Danimarkes

Skocezi William Collum do të vendosë drejtësi në sfidën e kësaj të premteje mes Danimarkës dhe Shqipërisë që do të zhvillohet në stadiumin “Telia Parken” të Copenhagenit. UEFA ka publikuar emrat e arbitrave që do të gjykojnë sfidat e ardhshme eliminatore për Euro 2016 dhe ajo mes Kombëtares tonë edhe asaj skandinave i është besuar pikërisht 36-vjecarit nga Glasgow.

William Collum është një arbitër shumë i njohur dhe me shumë përvojë në arenën europiane teksa në këto vitet e fundit ka gjykuar ndeshje të një niveli shumë të lartë.

Ai shquhet si një arbitër që nuk kursehet në nxjerrjen e kartonave prandaj futbollistët e kombëtares tonë duhet të tregohen shumë të kujdesshëm me të. Në finalen e Superkupës së Europës të këtij viti mes Barcelonës dhe Sevillas ai nxori plot 9 kartona të verdhë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama