Kosova me tre sportiste me shume se Shqiperia ne Rio 2016

Kosova, me tre sportistë më shumë se Shqipëria në Rio 2016

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Kujtim Shala dhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani zhvilluan dje një takim, në të cilin është diskutuar rreth përgatitjeve për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike në Rio. Hasani ka bërë të ditur se në këto Lojëra Olimpike Kosova do të përfaqësohet nga tetë sportistë.

majlinda kelmendi

"Kosova do të ketë tetë sportistë dhe kjo pjesëmarrje është një sukses i jashtëzakonshëm i sportit kosovar", ka thënë Hasani. Nga tetë sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, vetëm dy janë me normë olimpike, xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova. Kurse me ftesë janë Musa Hajdari e Vijona Kryeziu (atletikë), Lum Zhavelli e Rita Zeqiri (not), Qendrim Guri (çiklizëm) dhe Urata Rama (qitje). Ndërkohë, ministri Shala u ka dhënë mbështetje sportistëve në emër të institucioneve të Kosovës. "Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përkrahin KOK-un dhe gjithë sportistët në këtë ngjarje tejet të rëndësishme të sportit botëror".

Luiza Gega

Duhet kujtuar se Shqipëria do të përfaqwsohet me vetëm pesë atletë në Lojërat Olimpike. Ndryshe nga Kosova që synon medalje, përfaqësuesit e Shqipërisë kanw shpallur si objektiv arritjen deri në finale të disiplinave të tyre.

Për Shqipërinë do të garojnë Luiza Gega (Atletikë, 800 dhe 1500 metra), Izmir Smajlaj (Atletikë, kërcim së gjati), Sidnei Hoxha (Not, 50 dhe 100 metra stil i lirë), Nikol Merizaj (Not, 100 metra stil i lirë) dhe Briken Çalja (Peshëngritje, 69 kilogram).



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama