Juventusi siguron talentin kroat Pjaca te enjten vizitat mjekesore

Juventusi siguron talentin kroat Pjaca, të enjten vizitat mjekësore

Juventusi ka bërë goditjen e radhës në merkato, duke siguruar firmën e sulmuesit të talentuar kroat Marko Pjaca. Futbollisti 21 vjeçar i Dinamos së Zagrebit do të luajë nesër ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Vardarit e më pas do të udhëtojë drejt Italisë për të nënshkruar kontratën me bardhezinjtë.

1-15

"Po, nesër do të jetë ndeshja ime e fundit për Dinamon. Më pas do të transferohem në një klub të huaj. Dua t'i falënderoj të gjithë, ishte diçka shumë e bukur të luaja për këtë klub", ishin fjalët e fundit të futbollistit për tifozët e tij nëpërmjet faqes zyrtare të Dinamos së Zagrebit.

Sipas mediave italiane, Juventusi ka pranuar të paguajë 23 milionë eurot që kërkonte Dinamo e Zagrebit për kartonin e tij, i bindur se ka siguruar një futbollist i cili do të bëjë emër në vitet në vijim.

image

Futbollisti do të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare me bardhezinjtë, marrëveshje nga e cila do të përfitojë rreth 2 milionë euro në vit. Pjaca shkëlqeu në Euro 2016 me kombëtaren e vendit të tij dhe u kërkua nga klube të njohura në Europë, por ai parapëlqente Juventusin, ndaj pranoi menjëherë ofertën e kampionëve të Italisë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama