Festojme Kuq e Zi promo emocionuese ne Kosove (Video)

'Festojme Kuq e Zi', promo emocionuese ne Kosove (Video)

Ndeshja Shqipëri-Serbi do të transmetohet “live” edhe në Kosovë. Përveç Prishtinës, evenimenti historik i futbollit shqiptar do të transmetohet edhe në 5 sheshe të qyteteve kryesore të Kosovës, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan dhe Ferizaj. Pikërisht për këtë ngjarje të kombit shqiptar është përgatitur një promo disa minutëshe, që të emocionon në momentin kur e sheh dhe e dëgjon.

“Festojmë Kuq e Zi” është titulli i videos promocionale për ndeshjen Shqipëri-Serbi, sfidë që do të luhet më 8 tetor. Edhe pse FSHF ka marrë urdhër nga UEFA që “Autochthonous” mos lejohet, në promon në fjalë është i pranishëm. Fjalët e kësaj video janë vërtet emocionuese, me shqiponjën dykrenare, më ëndrrën për të shkuar në “Francë 2016”.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama