Shqiptari me i urryer ne SHBA genjeu sul cmimin per ilacin e HIV

Shqiptari me i urryer ne SHBA genjeu, s'ul cmimin per ilacin e HIV

Martin Shkreli, shqiptari më i urryer në SHBA dhe jo vetëm ka surprizuar me vendimin për të mos ulur çmimin e ilaçit për sëmundjen e HIV-AIDS edhe pse deklaroi të kundërtën.
 
Shkreli, pronari i kompanisë “Turing Pharmaceutical” deklaroi të mërkurën se do të ulë çmimin e “Daraprim”, një ilaç që trajton toksoplasmozën, një infeksion parazitar që prek ata që kanë sistem imun të dobët, si pacientët me HIV por çmimi prej 750 dollarësh qëndron ende.

Shkreli dhe kompania e tij u përballën me kritika të forta gjatë muajit shtator, kur deklaruan rritjen e çmimit të Daraprimës, nga 13.50 dollarë në 750 dollarë.
 
Ai u zotua se do të ulte çmimin edhe pas kritikave nga Hillary Clinton dhe Donald Trump. Por në një njoftim për shtyp, shefja e marketingut të kompanisë “Turing”, Nancy Retzlaff, tha: Çmimi i drogës, është një nga gjërat më komplekse të industrisë së shëndetit. Lista e çmimit nuk është faktori kryesor për pacientin."
 
Kompania ka vendosur që të ul çmimin deri në 50% vetëm për pacientët në spitalm ndërsa në fillim të 2016 do të ofrojë tableta mostër falas.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama