Droni i Shqiperise se Madhe Vucic E organizuar politikisht Rama e di kush e ngriti

Droni i 'Shqiperise se Madhe', Vucic: E organizuar politikisht, Rama e di kush e ngriti

Në një intervistë për televizionin vendas “B92”, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se Shqipëria dhe shqiptarët janë një vend në zgjerim. Vuçiç ka pranuar se ngritja e dronit me flamurin e ‘Shqipërisë së Madhe’ gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd, ishte diçka “e organizuar politikisht”.

“Edhe unë edhe Edi Rama e dimë se kush e ka ngritur dronin në 14 tetor, – tha Vuçiç. – Megjithatë ne nuk do t’i përkeqësojmë problemet me fqinjët shqiptarë dhe nuk do të ndërhyjmë në problemet e tyre. Ne duam ta kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë”. Këto deklarata, kryeministri serb i bëri dy ditë para vizitës së tij historike në Tiranë, duke ulur kështu tensionin e ngritur prej muajsh mes dy vendeve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama