Detajet/ Anjeza Shabani e dhunoi per 2 ore trevjecarin ne kopsht

Detajet/ Anjeza Shabani e dhunoi per 2 ore trevjecarin ne kopsht

Mëson detaje të tjera nga skandali i dhunimit të fëmijës trevjeçar në kopshtin privat “Diren”. Burime të “Panoramës” brenda televizionit që siguroi pamjet, thonë se edukatorja­pronare e kopshtit, Anjeza Shabani e ka dhunuar për dy orë rresht fëmijën trevjeçar. Nuk bëhet fjalë vetëm për dhunë fizike, por edhe psikologjike. Kamera e fshehtë ka xhiruar për më shumë se gjashtë orë në kopshtin në fjalë, ndërsa nga këto 6 orë regjistrime dy orë ishin të mbushura me dhunë verbale, psikologjike dhe fizike.

Policia ka arrestuar dje administratoren Shabani, e cila ka qenë edhe moderatore e një emisioni investigativ. Videoja ka tronditur mbarë opinionin publik.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama