Deklarata e Driteroit ne takimin me Thacin qe po ben xhiron e internetit

Deklarata e Driteroit ne takimin me Thacin qe po ben xhiron e internetit

Kollosi gjigand, Dritëro Agolli, gjeniu i letrave shqipe, gjatë një takimi të mbajtur me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do donte që Kosovën dhe Shqipërinë ta shihte në një shtet.

Përtej batutave pikante, Agolli tha se mezi e thotë Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, pasi ai do të donte të bëhej fjalë për një shtet.

“Mund të thuhet më mirë, Republike e Shqipërisë këtej Drinit, dhe Republika e Shqipërisë përtej Drinit”, është shprehur poeti i madh.

Kreu i shtetit të Kosovës vizitoi Agollin në shtëpinë e tij në Tiranë, ku shkrimtari u dekorua nga Thaçi për kontributin e tij në letërsinë shqipe, si dhe për angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama