Gazeta greke To Vima Kufijte detare marredheniet mes Shqiperise dhe Greqise te tensionuara

Gazeta greke 'To Vima': Kufijte detare, marredheniet mes Shqiperise dhe Greqise te tensionuara

“Tirana vë në dyshim kërkimet në zonën e Jonit”, kështu e titullon shkrimin e vet gazeta greke “To Vima”, e cila sjell sërish në vëmendje mosmarrëveshjet mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufijtë detarë. Sipas shkrimit të botuar të gazetës, Ministria e Jashtme greke e konsideron qëndrimin e palës shqiptare, një lëvizje që do të tensionojë edhe më shumë marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Sipas “To Vima”, një nga reagimet e Athinës ishte anulimi i takimit të ministrit të Jashtëm grek, Kotzias, me ambasadorin shqiptar disa ditë më parë. Por kreu i diplomacisë greke e ka përshkallëzuar qëndrimin e tij, pasi sipas gazetës, ka vendosur të mos marrë pjesë në konferencën ndërballkanike të ministrave të Jashtëm në Tirane (SEECP), që zhvillohet më 22 Maj.

“To Vima” analizon zhvillimet që nga nënshkrimi i marrëveshjes së detit në vitin 2009, pasuar me anulimin e saj nga Gjykata Kushtetuese dhe deri te qëndrimet e fundit të Tiranës zyrtare dhe shkruan: “Është i qartë ndikimi i Ankarasë, e cila investon në marrëdhëniet me Tiranën, siç dëshmohet nga vizita e fundit e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan”.

Tirana ka tentuar që të integrojë ratifikimin përfundimtar të marrëveshjes për Zonat Detare në një paketë çështjesh, që do të hidhen në tryezën e bisedimeve me Athinën. Një prej tyre është heqja e ligjit të luftës, që do të mundësojë finalizimin e kufirit tokësor mes dy vendeve, që të jetë integral me kufirin detar”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama