5 milione leke bamiresi nga sms-te por projektori kushtoi 14 mln

'5 milione leke bamiresi nga sms-te, por projektori kushtoi 14 mln'

Kryeminister,

 

E genjeve ne fushate.

 

E le pa pune.

 

E le pa drita.

 

E le pa uje.

 

E fute ne burg.

 

I konfiskove spinaqin, preshin e kokoshkat.

 

I vrare shpresen.

 

E debove.

 

Duhet patjeter qe edhe te tallesh me fukarain?

 

Sepse kur thua qe parate nga sms te muri yt do i cosh per bamiresi, eshte tallje. Nga me te medhate. E para sepse ti nuk je aty per te bere bamiresi, por politika. Mund tju miratosh nje shperblim dinjitoz te varferve per festat e fundvitit. Mund te punosh tju hapesh vende pune. Tju miratosh nismen tone per energji jetike falas. Etj.

 

E dyta sepse eshte ironike qe te shpenzosh te pakten 10 mije euro ne projektime dhe aplikacion nga buxheti i shtetit ku kontribuojne edhe fukarenjte dhe te thuash njerezve se 5 milionet qe do mblidhen nga mesazhet do jua japesh po fukarenjve. Kur merr 14 nga xhepi i majte dhe jep 5 nga i djathti nuk quhet bamiresi, quhet grabitje.

 

O Robin Hood kokeposhte, boll me fasada!

 

Bej ndonje pune!/Nisma Thurje


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama