Rinas avioni ngrihet dhe ben ulje te detyruar per nje defekt teknik

Rinas, avioni ngrihet dhe ben ulje te detyruar per nje defekt teknik

Një avion ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza”. Sipas burimeve, avioni është ngritur rreth orës 07:00 të mëngjesit dhe është ulur për shkak të një problemi.

Pak më vonë ka tentuar të ngrihet sërish, por edhe këtë herë diçka nuk ka funksionuar dhe është ulur në pistë. Për momentin avioni i linjës “Blue Panorama” ndodhet në pistë dhe destinacioni i tij ishte Firence e Italisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama