Parkoi makinen e Shakohoxhes mbi trotuarpranga kamerierit te Bllokut

Parkoi makinen e Shakohoxhes mbi trotuar,pranga kamerierit te 'Bllokut'

Në kuadër të masave të rrepta të policisë rrugore për respektimin e rregullave të qarkullimit, ditën e sotme në prangat e uniformave blu të kryeqytetit ka rënë edhe një nga kamerierët e lokalit ‘Choco bar’ i lokalizuar tek ish-Blloku.
 
Mësohet se kamerieri Mario Abazi 23 vjeç është arrestuar nga policia pasi parkoi në trotuar makinën e gazetarit sportiv Dritan Shakohoxha.
 
Siç bëhet me dije nga burime brenda policisë rrugore të Tiranës, gazetari Shakohoxha ka qenë duke pirë kafe në këtë lokal dhe ka qenë ky i fundit që i ka kërkuar kamerierit 23-vjeçar të parkonte makinën.

Siç duket nga nxitimi për t’u kthyer në punë apo ndoshta edhe që gazetari të kishte afër makinën, kamerieri gjeti zgjidhjen më të shpejtë. E parkoi mbi trotuar makinën tip ‘Mercedez Benz’ me targa TR 8484 R të gazetarit Shakohoxha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama