Piktura e Tiranes sot ne Pekin

Piktura e Tiranës, sot në Pekin

Veprat janë përzgjedhur në mënyrëkronologjike duke filluar nga Ikona e "Shën Spiridonit", e cila është vepra më e vjetër e Galerisë Kombëtare deri në ditët e sotme me disa përfaqësime me artistët më aktivë bashkëkohorë shqiptarë. Midis tyre janë edhe disa nga emrat më të shquar të Arteve Figurative Shqiptare si Kol Idromeno, Zef Kolombi, duke vazhduar me përfaqësuesit e viteve '60 dhe '70 si Sali Shijaku dhe Guri Madhi etj. Këta artistë kanë pasur një ndikim shumë të madh në artet pamore shqiptare. Një pjesë e rëndësishme e Koleksionit janë punimet e artistëve bashkëkohorë, si Gazmend Leka, Najada Hamza. Ekspozita përmbledh 22 vepra në pikturë nga Koleksioni i GKA-së, ikona e "Shën Spiridonit" po nga ky koleksion, dhe 8 veprat të artistëve shqiptarë bashkëkohorë. Të gjitha në gjininë e portretit. Qëllimi i kësaj ekspozite është të sjellin ekspresione, karaktere, mendime të njerëzve të thjeshtë shqiptarë në të gjitha kohërat.

Ekspozita prezanton një pjesë të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe të arteve pamore shqiptare në një nga muzetë e artit më të rëndësishëm të botës, siç është Muzeu Kombëtar i Arteve në Pekin. Për të marrë pjesë në përurimin e ekspozitës në Kinë do të jetë i pranishëm një delegacion nga Shqipëria, i përbërë nga zv/ministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Suzana Turku, Genc Mulliqi, drejtor i GKA-së dhe Majlinda Mato Shefe e Restaurim-Konservimit në GKA. Ekspozita "Vizion dhe Shprehi" u mundësua nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, "Bordi i Zhvillimit" të GKA-së, dhe Partneri Zyrtar i GKA-së për vitin 2007 "Vodafone".


Marre nga : Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama