Bienalja e 52-te e artit ne Venecia

Bienalja e 52-të e artit në Venecia

Dy atlete të prishura të spucuara me varak janë të ngjitura në një tavull duhani, midis vrimave të lidhëseve janë të ngjitura figura lodër me uniformë. Një copë varak, që është sprucuar me bojë të kuqe ndodhet në sfond. Këtë skulpturë Isa Genzken e ka titulluar Empire Vampire. Kjo është pjesë e një grupi veprash të krijuara pas 11 shtatorit 2001. Sulmin artistja e përjetoi në Nju Jork. Një ngjarje që ka shënuar një kthesë radikale në jetën e saj. Qysh prej asaj kohe ajo punon me material të lirë. Vepra e saj është sa kumbuese aq edhe e ngjyrshme, por ajo ka marrë edhe nota apokaliptike, që njohësit e artit, si historiani i artit Michael Krajewski, kanë nevojë së pari të ambjentohen me të:

"Grupi i kukullave Barbi, gjithë ky material i rëndomtë që ajo e blen nëpër dyqanet me material ndërtimi, përpunimi i këtij dekori prej varaku, të gjitha këto që ajo i ka ngjitur së bashku dhe i ka ngjyrosur të krijojnë frikën se mund të rrëzohen po t´i prekësh. Unë mund të ambientohem pak nga pak me këtë vepër, por e kam kuptuar që ajo ka cilësi të lartë."

Në skenën e artit Isa Genzken prej kohësh konsiderohet si yll. Ajo ka studjuar në vitet 70-të në Akademinë e Arteve në Dyseldorf tek piktori Gerhard Richter, me të cilin është martuar në vitin 1982. Katërmbëdhjetë vjet më vonë ata u ndanë. Prezantimin e saj të parë në publik ajo e pati në ekspozitën legjendare "prej këtu" në vitin 1984. Askohe ajo një javë e gjysmë qëndroi tek dera e kuratorit  Kasper König, derisa ai më në fund e ftoi të merrte pjesë në ekspozitë. Por emri i saj gjithmonë ndodhej nën hijen e artistëve të mëdhenj. Vetëm pas prezantimit solo në bienale ajo arriti suksesin. Mihale Krajewski: "Kjo kish të bënte me faktin, se deri në fund të viteve 80-të ka pasur bum të pikturës dhe format e shprehjes në skulpturë mbetën në sfond."

Tipike për punimet e saj të hershme të viteve 80-të deri në vitet 2000 ka qenë konfrontimi me arkitekturën dhe utopinë e modernes. "Fuck the Bauhaus" New Buildings for New York", kështu e titullonte Isa Genzken serinë e modeleve të qyteteve prej guaske, lodrash, drunjsh, plastike dhe varakut. Në panairin Documenta ajo paraqiti 11 skulptura me titullin "Ndërtesa të reja në Berlin".

Edhe për pavionin gjerman në bienalen e Venecia, Isa Genzke krijon një skenë surrealiste. Nga jashtë ajo mbulon rrjetin e kantiereve të ndërtimit nga koha e nazistëve. Në brendësi varen nga tavani manikinë të veshur me kostum astronautësh. Në shesh qëndrojnë skulptura, prej nga inskenohen figura dhe lodra shumëngjyrëshe plastike. Titulli është fare shkurt: "OIL".

Historiani i artit Michael Krajewski: "Eshtë mënyrë se si komportohesh me titullin, që ndoshta e njeh edhe nga reklamat apo industria e filmit. Ajo synon të vendosë një sllogan, që tërheq vëmendjen dhe që veprën e vet e vendos në një kontekst të caktuar, unë mendoj, se kjo është bërë me vetëdije dhe me një qëllim të caktuar." Isa Genzken sjell një copëz realiteti në Giardini-t e zhytur në ëndrra të bienales së Venecias.

Sabine Oelze - DW- World.de


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama