Keshilla - Sekretet e nje hidratimi te mire

Keshilla - Sekretet e nje hidratimi te mire

Këshilla – Dihet se trupi njerëzor përbëhet më së shumti nga uji, për këtë arsye është e nevojshme të konsumoni lëngje të mjaftueshme për të siguruar ekuilibrin mes konsumit dhe humbjeve. Lexoni në vijim disa informacione rreth hidratimit, një nga faktorët kryesorë që ju lejon ta mbani trupin tuaj të shëndetshëm dhe të ekuilibruar

Dihet se trupi njerëzor përbëhet më së shumti nga uji, për këtë arsye është e nevojshme të konsumoni lëngje të mjaftueshme për të siguruar ekuilibrin mes konsumit dhe humbjeve. Mungesa e ujit në trup, ose humbja e madhe e lëngjeve pa u kompensuar mund të shkaktojë dëme të mëdha për shëndetin, sepse hidratimi është një element kyç. Ja se si të siguroheni që organizmi juaj të qëndrojë i mirëhidratuar.

Si dhe përse të hidratoheni?

Lëngjet mund të merren në mënyra të ndryshme: për shembull pirja e lëngjeve të ndryshme apo konsumimi i ushqimeve që përbëhen nga sasi të mëdha uji. Uji është shumë i rëndësishëm pasi pastron organizmin, eliminon toksinat, hidraton trupin, stimulon metabolizmin etj.

Uji, i pandashëm

Për t’u hidratuar, gjëja më e rëndësishme është të vendosni se çfarë lloje ushqimesh duhet të “privilegjoni” për të arritur këtë objektiv. Përgjigjja është e qartë: të gjithë ato ushqime që janë të përbëra nga uji. Ai është burimi kryesor i mineraleve. Sipas personit, gjinisë, moshës dhe karakteristikave fizike, rekomandohet të pihet një sasi e vogël që vërtitet nga dy në tre litra ujë në ditë. Uji, përveçse është pija më e shëndetshme, është edhe ajo më ekonomike dhe freskuese më shumë se çdo lëng tjetër.

Lloje të tjera hidratimi

Infuzionet janë të përbëra nga uji i përzier me lloje të ndryshme barnash ose bimësh, ndërsa përbëjnë një burim të mirë hidratimi në të gjitha stinët, duke qenë se mund të jenë edhe të ftohta edhe të nxehta. Edhe lëngu i frutave, supa, pijet energjike me bazë qumështi mund të jenë të dobishme, pasi përmbajnë një sasi uji që shkon nga 80 deri në 90% të përbërjes. Por ekzistojnë edhe pije të tjera, si ato të gazuarat, që pavarësisht se kanë ujë, i bëjnë shumë keq organizmit.

Aktivitetet që provokojnë dehidratimin

Fakti i thjeshtë i të jetuarit dhe i të bërit të një sërë aktivitetesh provokon humbjen e sasive të vogla të ujit që futen në organizëm përmes hidratimit. Humbja e lëngjeve ndodh nga urina, jashtëqitja, djersitja, por edhe nga rrethana në të cilat kërkojnë një lloj sforcoje fizike: temperatura e lartë ose ndonjë sëmundje e rrisin dehidratimin, pot edhe aktiviteti sportiv. Dehidratimi mund të provokohet edhe nga stresi, që për shembull lidhet me punën ose me studimet, përderisa organizmi konsumon një sasi më të madhe vitaminash dhe mineralesh.

Pasojat e dehidratimit

Sipas Institutit Europian të Hidratimit, “dehidratimi është ulja e sasisë së lëngjeve ekzistues në organizmin tonë”. Çekuilibri mes lëngjeve që futen dhe atyre që dalin nga trupi redukton sasinë e ujit në qeliza dhe për pasojë, rënien e kripërave minerale të domosdoshme për funksionimin e organizmit. Për të shmangur dehidratimin, njerëzit kanë si mundësi të vetme konsumimin lëngjeve: njeriu është i paaftë për të prodhuar ujë. Niveli i dehidratimit mund të vëzhgohet nga urina. Kur organizmi është mjaftueshëm i hidratuar, urina është më e pastër dhe më e bardhë, ndërsa kur hidratimi është i pamjaftueshëm urina del e verdhë e errët. Pasojat e dehidratimit janë: marramendje, lodhje, dhembje koke, probleme muskulore, të vjella dhe rrahje jo të rregullta të zemrës. Për të shmangur këto gjendje ju duhet të kontrolloni konsumimin e sasive të lëngjeve pa pritur të ndjeni etje, por sigurisht edhe pa e ekzagjeruar.

Pasojat e mbihidratimit

Dehidratimi i trupit sjell efekte negative, por i tillë mund të jetë edhe e kundërta e tij. Marrja me vete kudo e shishes së ujit shtyn për të pyetur nëse disa persona nuk e ekzagjerojnë me hidratimin. Mbihidratimi është e kundërta e dehidratimit, pra konsiston në marrjen e vazhdueshme dhe të tepërt të lëngjeve. Pasojat që mund të shkaktojë janë tepër të rënda: mund të provokojë një kolaps të veshkave, prej mbingarkesës në filtrimin e ujit, por mund të shkaktojë edhe probleme kardiovaskulare dhe cerebrale.

Rekomandime për t’u hidratuar në mënyrën e duhur

– Mos prisni që të keni etje për të pirë ujë ose lëngje

– Kujdesuni për personat më të rrezikuar: fëmijët, të sëmurët dhe të moshuarit

– Hidratohuni më shumë kur përballeni me temperatura më të larta, kur bëni sport ose kur jeni nën stres.

– Hidratohuni me pije natyrale dhe ushqime vegjetale, duke shmangur sa më shumë alkoolin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama