Koreografi Arjan Plaku dhe drejtuesi i muzikes, Ylli Ramzoti, kane pergatitur 5 valle nga treva te ndryshme te vendit tone, duke synuar edhe paraqitjen e vlerave te kostumeve tona tradicionale. Se bashku me grupin e valleve ne perberje te ansamblit jane edhe kengetaret, Qemal Kertusha, Irma Gjura dhe Reshit Gjini. Sipas Arapit, konkurrimi zyrtar do te zgjase 20 minuta, ndersa nuk mungojne koncertet e perbashketa te programuara ne qytetin turistik malazez. “Diten e hene ansambli do te jete mysafir i komunitetit shqiptar qe jeton ne qytetin e Tuzit”, beri te ditur Arapi. Ansambli Durresi merr pjese per here te pare dhe eshte grupi i vetem artistik, qe perfaqeson vendin tone ne kete veprimtari nderkombetare qe zhvillohet ne Budva.
Marre nga : Gazeta Koha Jone











