KIRSTEN DUNST
Parë në: “Spiderman”, “Mari Antoneta”
Çfarë po lexon: “The Varieties of Scientific Experience”, Carl Sagan (“Variacionet e eksperiencës shkencore”)
Kategoria: Shkencë, teologji
Një pasazh nga libri: “Mendoj se nëse ne arrijmë ndonjëherë në pikën ku ne mendojmë se e kuptojmë plotësisht se kush jemi dhe nga kemi ardhur, ne kemi dështuar”.
MATTHEW McCONAUGHEY
Parë në: “Si të humbasësh një djalë në dhjetë ditë”, “Planifikuesi i dasmave”, etj.
Çfarë po lexon: “The Case for Christ”, Lee Strobel (E vërteta e Krishtit)
Kategoria: Gazetari investigative, feja
Një pasazh nga libri: “Dhe dëshmia okulare është po aq kritike në shqyrtimin e rastit të tij – madje dhe çështja nëse Jezus Krishti është Biri i Perëndisë”.
KRISTIN CAVALLARI
Parë në: “Laguna Beach”
Çfarë po lexon: “Love Me, Hate Me: Barry Bonds and the Making of an Antihero”, Jeff Pearlman (Më duaj, më urre: Barry Bonds dhe krijimi i një antiheroi).
Kategoria: Biografi sportive
Një pasazh nga libri: “Shokët e rinj të ekipit të Barry-t panë targën e makinës së tij (BBSTA “Barry Bonds Trans Am”), xhinset e tij “firmato”, atletet 100-dollarëshe dhe krijuan një opinion negativ për të”.
MADONNA
Këngëtare
Çfarë po lexon: “The Night Listener”, Armistead Maupin (Përgjuesi i natës.
Kategoria: Thriller
Një pasazh nga libri: “Unë jam me profesion fabulist, kështu që mbaj parasysh: Unë kam kaluar vite të tëra duke grabitur jetën time për ta kthyer në letërsi”.
COURTNEY LOVE
Këngatare roku, vejusha e Curt Cobain
Çfarë po lexon: “Trading Up”, Candace Bushnell (Kërkohet një bashkëshort i pasur).
Kategoria: Libër për t’u lexuar në plazh
Një pasazh nga libri: “Ai mund të mos kishte qenë bashkëshorti që Janey kishte ëndërruar gjithnjë, por burri me të cilin ti u martove nuk ishe kurrë ama”.
SARAH JESSICA PARKER
Parë në: “Sex and the city”
Çfarë po lexon: “The History of Love”, Nicole Krauss (Historia e dashurisë).
Kategoria: Letërsi artistike
Një pasazh nga libri: “Unë përpiqem që të gjej kuptim në çdo dalje timen jashtë shtëpisë. Ndonjëherë, kur jam jashtë, blej një lëng frutash edhe pse nuk kam aspak etje”.
Marre nga : Gazeta TiranaObserver











