Vajza e Eqerem Bej Vlores Na kane perndjekur si kafshe gjate komunizmit edhe pse im ate ishte themelues i shtetit shqiptar

Vajza e Eqerem Bej Vlores: Na kane perndjekur si kafshe gjate komunizmit, edhe pse im ate ishte themelues i shtetit shqiptar

Anishah Vlora, vajza e Eqerem Bej Vlores, ka qënë vetëm 9 muajshe kur babai i saj u largua nga Shqipëria.

Eqerem Bej Vlora u akuzua nga qeveria e re komuniste se bashkëpunoi me pushtuesit italiane dhe ata gjermanë dhe si kriminel lufte.

“Nuk di si të përgjigjem.

Ishte lloji i sistemit.

Për ne, ai nuk është tradhtar.

Ai njeri ka bërë albanologjinë kombëtare e si mund të jetë tradhtar?

Si mund të quhet tradhtar dikush që ka hedhur themelet e shtetit shqiptar – thote Anishah ne nje interviste per gazetarin Roland Qafoku ne emisionin “Debati ne Channel One”

Anishah tregon atë qe u ka treguar nena per largimin e Eqerem Bej Vlores nga vendi ne 1944:

“Ku do shkosh?”- i tha mamaja, kur u ndanë në atë që sot është Ambasada e Vatikanit.

Unë do të ki por do të dërgoj dikë për t’ju marë – i tha ai.

Dërgoi tre herë makina, por asnjëherë nuk arriti të na marrë.

E vetmja mundësi ishte Riza Vlora, por ai preu damarët në burg.

Kur babai u largua nga shtëpia, që nga ajo ditë filluan vuajtjet tona.

Na nxorrën nga shtëpia e hallës sime, duke lënë placken të gjithë.

E dolëm në rrugë vetëm me rrobat e trupit.

Vajtëm në Babrru, ishte një mikeshë e nënës.

Po atje na diktuan, e na cuan në Durrës.

E aty na ndoqën.

Shkuam në Rrogozhinë, në fshatrat e Kavajës.

Cdo bënte një grua me dy fëmijë jetim? Megjithatë nëna ime u bë e forte.

Jetuam duke shitur plackat që sillte im atë.

Me emrat e dy shoqeve të nënës dërgonte rreth 10 dollarë.

Më shume na sillte rroba.

Jetuam në vështirësi të mëdha, në borxhe.

Kur babai vdiq na dërgoi telegram Hëna Këlcyra.

Mamaja ime me mamanë e Hënës, ishin motra.

E morëm telegram dhe e lexonim.

Lotët prishin gërmat e letrës të shkruar me bojë.

Nuk bënim dot kërkesë për në Vjenë, nga frika”.

E pyetur nga kush e kishit gjithë këtë vuajtje, Anishah Vlora thotë:

“Nga Enver Hoxha dhe regjimi komunist”.

Por pyetjes cfare do t’i thonit Enver Hoxhës ajo i pergjigjet:

“Do ta nderonim e nuk do t’i thonim asgjë.

Asnjë hakmarrje nuk patem e nuk do të kemi.

Jemi gjaku i babait tim, e ai nuk bënte të liga por vetëm të mira.

Ai nuk i bënte keq njeriu edhe nëse e kishte hasëm”.

Ajo ndihet më e qetë për faktin që eshtrat e babait prehen në vendin ku lindi dhe u rrit”

“Falenderoj qeverinë për ceremoninë që i bënë në Vlorë. Ishte një njeri i lartë si nga shpirti ashtu dhe nga kultura, e meritonte”.

Eshtrat e Eqerem Bej Vlores u kthyen ne Shqiperi pas nje vendimi te qeverise Rama në 5 mars 2014.

Personaliteti i shquar shqiptar ka vdekur në Vjenë në vitin 1964 dhe ishte varrosur po në kryeqytetin austriak.

Në amanetin e tij Vlora e kishte lënë me shkrim se do të donte që eshtrat e tij të preheshin në Shqipëri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama