Te bejme historine se bashku sot starton Euro 2012

'Te bejme historine se bashku', sot starton 'Euro 2012'
Evropa mban frymën. Sot starton kompeticioni më i rëndësishëm futbollistik i kontinentit, i cili do zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë dhe kurorëzon më 1 korrik “mbretin” e ri. Edicioni i 14-të i tij ka grumbulluar 16 ekipe kombëtare, të cilat do kërkojnë të realizojnë objektivat e tyre, nga kalimi i fazës në grupe dhe deri te triumfi. Sot startojnë emocionet dhe drithërimat e turneut, ku nuk mungon thuajse asnjë prej “gjigantëve” të futbollit e ku të gjithë pretendentët janë pompuar me idenë se do zënë “fronin” e Evropës dhe të nënvlerësuarit zotohen për të surprizuar. Një kompeticion ku emocionet janë të garantuara…



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama