Der Spiegel publikon harten ne 7 muaj 30 mije azilante shqiptare ne Gjermani

'Der Spiegel' publikon harten, ne 7 muaj 30 mije azilante shqiptare ne Gjermani

“Der Spiegel” publikon hartën, në 7 muaj 30 mijë azilantë shqiptarë në Gjermani. Gazeta gjermane “Der Spiegel” në një artikull me titullin “Emigracioni në masë: Çfarë po e udhëheq eksodin e Ballkanit?”, publikon një hartë me numrin e emigrantëve nga secili shtet i Ballkanit, që kanë hyrë në Gjermani gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2015 dhe kanë aplikuar për azil.



Në këtë hartë, siç mund të shihet qartë edhe më poshtë, shihet se shtetas shqiptarë që kërkojnë azil në Gjermani për periudhën 1 Janar 31 Korrik, janë 29 353.



Duket se shqiptarët e Kosovës përbëjnë një numër më të madh, pikërisht 29 997 persona. Nga Maqedonia, për të njëjtën periudhë kohore, kanë kërkuar azil në Gjermani 5 514 shtetas.

 

Ndërsa nga Serbia 11 642 shtetas dhe nga BosnjeHercegovina, 2 981 shtetas. Sipas medias gjermane, 7 500 shtetas shqiptarë aplikuan për azil vetëm në Korrik.

Ndërsa vjet, janë paraqitur gjatë gjithë vitit vetëm rreth 8000 aplikime. Pas sirianëve dhe kosovarëve, shqiptarët janë bërë grupi i tretë më i madh i azilkërkuesve në Gjermani.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama