Sot Dita Boterore kunder Kancerit OBSH 15 mln raste deri ne 2020

Sot Dita Boterore kunder Kancerit OBSH: 15 mln raste deri ne 2020

4 shkurti është Dita Botërore kundër Kancerit. Sëmundja e rëndë që mund të shfaqet në pjesë të ndryshme të trupit është përgjegjëse për 20 për qind të vdekjeve që ndodhin në Evropë.

Çdo vit, mbi 3 milionë raste të reja diagnostikohen me kancer, ndërsa 1.7 milionë të sëmurë vdesin për shkak të tij. Kanceri mbetet sëmundja e dytë me numrin më të lartë të vdekjeve, pas patologjive kardiovaskulare.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e përkujton 4 shkurtin si Dita Kundër Kancerit. Në raportet e saj të përvitshme, krahas numri të të sëmurëve, të vdekurve dhe atyre që i kanë shpëtuar sëmundjes së rëndë, OBSH publikon edhe rekomandime mbi mënyrën se si mund të parandalohet kjo patologji.

Një stil jete më i kujdesshëm dhe kontrolle të herëpashershme mbeten dy këshillat kryesore. Ndryshe, sipas të dhënave të OBSH-së, kanceri është një sëmundje që po bëhet gjithnjë e më tepër faktor në barrën globale të sëmundjeve, duke sfiduar shëndetin e miliona njerëzve anekënd botës. Numri i përllogaritur i rasteve të reja për çdo vjet rritet prej 10 milionë në vitin 2000 deri në 15 milionë të supozuar në vitin 2020.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama