10 punet me stresuese per kete vit

10 punet me stresuese per kete vit

Nëse ndiheni të rënduar psikologjikisht, atëherë zbuloni nëse situatat është krijuara nga puna që bëni. “CareerCast” ka bërë një klasifikim të punëve më stresuese për vitin 2015 edhe pse të gjithë mendojnë që puna që bëjnë është më stresuesja. Njerëzit që bëjnë këto punë ballafaqohen me rrezik për humbjen e jetës ose kanë një lodhje të madhe psikologjike. Po ju çfarë pune bëni? Zbuloni nëse puna juaj bën pjesë te lista e punëve më stresuese për këtë vit.

1.Zjarrfikës – Përballen gjithmonë me situata kur vihet në pikëpyetje edhe jeta e tyre. “Luftojnë” flakët, ndërsa kjo nuk është puna e vetme që bëjnë. Ata shpesh asistojnë edhe në raste tjera emergjente, kryesisht fatkeqësi natyrore.

2.Ushtar – Djemtë dhe vajzat të cilët duhen të jeni në gatishmëri dhe të përgatitur për më të keqen. Shërbimi ushtarak cilësohet si puna e dytë më stresuese për vitin 2015, kjo edhe për faktin që jeta e ushtarit nuk është shumë e rëndësishme, para rrezikut që i kanoset vendit.

3.Gjeneral ushtarak – Përgjegjës për gjithçka ndodh në lidhje me ushtrinë. Operacionet e dështuara, humbjet e jetëve të njerëzve dhe të ushtarëve janë disa prej përgjegjësive që mbart mbi supe një gjeneral.

4.Pilot – Të kesh të drejtë të drejtosh një avion duhet të kalosh nëpër stërvitje dhe provime shumë të vështira. Gabimi më i vogël do të thotë qindra jetë të humbura në pak minuta, prandaj jo më kot cilësohet si njëra ndër punët më stresuese.

5.Polic – Motoja kryesore e një polici është “të mbrosh dhe të shërbesh”. Në kaq pak fjalë mund të marrësh me mend stresin që mund të kenë policët. Ata detyrohen që të mbrojnë shtetasit e tyre, por në të njëjtën kohë edhe të ju shërbejnë me përgjegjshmëri.

6.Aktor – Natyra e stresit për aktorët është shumë ndryshme nga ata që bëjnë punët e sipër shënuara. Puna e një aktori me kohë të plotë është shumë e vështirë. Ata ndonjëherë detyrohen që të bëjnë “jetë të dyfishtë”, nëse duan që të përcjellin emocionet e personazhit që luajnë.

7.Moderator – Duhet të jenë gjithmonë perfekt. Nuk ju tolerohen gabime, pasi njerëzit shohin tek ata përsosmërinë. Para çdo emisioni detyrohen që të futen në “botën” e temës që zgjedhin për ta trajtuar, duke lexuar materiale dhe raporte të ndryshme.

8.Koordinator i eventeve – Pavarësisht se me çfarë eventi merreni, nëse jeni koordinator do të ju sjellë shumë stres. Deri në përfundimin e një eventi kalohet në shumë sfida dhe duhet të jeni gjithmonë në kohë.

9.Fotoreporter – A keni parë një foto që iu ka lënë pa frymë në gazetë ose ueb? Atëherë është koha që të falënderoni një fotoreporter, që ndoshta në disa raste rrezikon jetën e tij për të shkrepur aparatin në momentin e duhur.

10.Gazetar – Syri dhe veshi i publikut. Është detyrim i personave që merren me gazetari t’i tregojnë popullit së çfarë po ndodh në të vërtetë. Në shumë raste arrijnë të lëkundin bazat e një shteti dhe të tronditin sistemet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama